TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Maj 2024, 11:49

“A më ke tradhtuar?”, Elita pyet drejtpërdrejt Gjikon në emisionin e saj

Shkruar nga Pamfleti

“A më ke tradhtuar?”, Elita pyet drejtpërdrejt Gjikon

Moderatorja e njohur Elita Rudi u rikthye mbrëmjen e djeshme në ekran me emisionin “The Elite way”. Programi është prime-time, çdo të diel në 21:30 dhe u dedikohet personazheve VIP.

Në puntatën e parë ishte i ftuar edhe bashkëshorti i saj, reperi i njohur Gjiko, i cili nuk i shpëtoi pyetjeve pikante.

Ajo nuk ngurroi ta vendoste edhe në siklet gjatë një loje me pyetje të tipit: “A e ke tradhtuar gruan”?

Gjithsesi, reperi ishte i prerë në përgjigjen e tij, duke thënë:

“Po të kisha tradhtuar nuk do të isha këtu”.

Sigurisht, kjo ishte në kuadër të shfaqjes, se ende nuk ka lindur ai burrë, apo ajo grua që ta pranojë që në pyetjen e parë tradhtinë.

Dyshja janë së bashku prej shumë vitesh dhe kanë dy fëmijë: Zërin dhe Botën.

Edhe pse më herët qarkulluan thashetheme dhe akuza se Gjiko e kishte tradhtuar Elitën, madje me vajza minorene.

elita dhe gjiko tradhtia

Lini një Përgjigje