TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Maj 2024, 12:34

Zbulohet arsyeja pse produksioni do të shohë Romeon fitues

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet arsyeja pse produksioni do të shohë Romeon fitues

Që Romeo Veshaj ‘duhej’ të shpallej fitues nga produksioni, u mësua që pa nisur mirë ky Big Brother dhe Pamfleti ka shkruar rreth kësaj që në krye të herës.

Fillimisht mendonim se arsyeja ishte meqë Top-i ndihej ‘borxhli’ ndaj Donaldit dhe këtë duhet ta shlyente tek binjaku i tij. Më pas pamë që e gjithë familja Veshaj ishte ‘integruar’ në TCH.

Por ditën e djeshme u qartësuan edhe më shumë gjërat. Publikimi i promo-s së filmit serial të Romeos dhe Elvana Gjatës na ‘hapi sytë’. Bëhet fjalë për serialin ‘Tenxherja Kapakun’, ku regjisori i parë hoqi dorë sepse nuk duronte dot ‘tekat’ dhe kapriçiot e protagonistëve.

E meqë duhej një reklamë e mirë për shitjen e tij, me patjetër Romeo, një nga protagonistët, duhet të dilte personazhi pozitiv i BBV3, të cilit të gjithë i bien në qafë dhe ai duron ose përlotet me dashuri.

Të shumta ishin mesazhet e ndjekësve, të cilët dyshonin tek Romeo jo vetëm si aktor, por edhe si njeri që nuk i ka mirë punët me ‘leximin’. Sigurisht kishte nga ata që e tepronin, duke e quajtur ‘analfabet’, por kishte edhe më të moderuar, të cilët mendonin që përpjekja e TCH për ta nxjerrë Romeon njeri me vlera, ishte e dështuar.

Seriali mbetet për t’u parë, ndërsa fituesin e Big-ut jua kemi treguar shumë kohë më parë. /Pamfleti

 

romeo veshaj fitues filmi tenxherja kapakun

Lini një Përgjigje