TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Maj 2024, 20:07

Alban Hoxha surprizon me dron Çiljetën te “Ferma VIP”, përlotet këngëtarja

Shkruar nga Pamfleti

Alban Hoxha surprizon me dron Çiljetën te “Ferma VIP”,

Pak orë para spektaklit një dron ka mbërritur te “Ferma VIP”, i cili ka surprizuar Çiljeta Xhilagën.

Droni i ardhur nga partneri i saj, portieri Alban Hoxha ka përlotur këngëtaren.

Në banderolë shkruhej: Çiljeta jemi me ty!

Çiljeta është përlotur dhe e ka kuptuar menjëherë që droni ishte nga partneri i saj Albani, kjo pasi në sfond u vendos kënga e tyre e preferuar.

“Ma ka nisur Albani, se më vendosën këtë këngën. Të dua shumë Alban”, tha Çiljeta.

Fermerja gjithashtu ka dhuruar një moment emocionues duke i shprehur dashurinë partnerit të saj.

“Albano ti e di që unë të dua shumë, s’ka nevojë të ta them. Sillu mirë, mbaji çunat afër të dy njëri me tjetrin. E di që më ndjek dhe fle e zgjohesh me mua. Të dua shumë dhe sillu mirë. Të kam zemrën time dhe dashurinë time më të madhe”, u shpreh Çiljeta.

ciljeta

Lini një Përgjigje