
Edhe pse deri paraditen e sotme ishte aktive në rrjete sociale, Sara Gjordeni ka vendosur të largohet prej Instagramit.
Arsyeja pse e ka bërë një gjë të tillë, nuk dihet.
Përsa i përket Bardhit, partnerit të saj, llogaria e tij është ende aktive kështu që mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim prej tij lidhur me këtë vendim të papritur të Sarës.
Çifti është në pritje të një bebushi dhe së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, e mesa duket Sara kërkon “detoks” nga rrjetet sociale gjatë kësaj periudhe.
Bebi i dy ish-banorëve është plot 9 javë e dy ditë, çka e zbuloi vetë Sara mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një pyetësori që krijoi në llogarinë personale të Instagramit.

Lini një Përgjigje