
Dje në rubrikën “Pa Filtra” mungonin dy nga opinionistët, Artan Trebicka dhe Françeska Murati. Dhe në karriget e tyre u ulën Bledi Mane dhe Paloma.
“Françeskën e kemi dërguar me punë në “Pa Filtra” në Angli dhe profesorin në Shtëpinë e Bardhë për një kafe me Donald Trump”, tha duke qeshur Ronaldo Sharka, i cili më pas sqaroi: “Për arsye krejt personale, asgjë për t’u shqetësuar. Nuk janë pjesë e episodit sot, por do t’i kemi në vazhdim”.
Më pas moderatori prezantoi dy personat e tjerë që iu bashkuan emisionit:
“Vendet e Françeskës dhe profesorit sot do t’i zënë ‘klasa e vjetër’ e gazetarisë shqiptare, pionerë të televizionit, të ekranit, të gjitha formave. E jam shumë i lumtur sot që do kemi për të komentuar, për të gjykuar konkurrentët tanë, Rudina Demneri ose e njohur ndryshe si Paloma dhe Bledi Mane”.
Kur hynë në studio, Bledi teksa po i bënte komplimenta Palomës tregon se çfarë i tha ajo pas kuintave: “E do një lajm? Dua një fëmijë të dytë tha”.
Ndërkohë gazetarja thotë se ai po ‘gënjen’ pasi nuk ia kishte thënë një gjë të tillë.
Ronaldo: Si jeni?
Paloma: Ne jemi shumë mirë, duke parë kaq shumë energji të bukur në këtë program, patjetër që do jemi akoma më mirë
Bledi: Ne ritakohemi pas 20 vjetësh se kemi qenë tek i njëjti fakultet
Paloma: Ritakohemi… po kemi qenë në emisione televizive mo
Bledi: Po prit të gënjejmë i çik se ka dalë në modë gënjeshtra. Shih me ça linjash vjen. Po bënim muhabet aty mbrapa dhe i thashë ‘vazhdon me palestrën rregullisht’ e më tha ‘jo se jam e zënë me punë, por maksimumi dy ditë në javë’. E ta imagjinosh se është një mami i një goce 8-vjeçare. Dhe e do një lajm? ‘Dua një fëmijë të dytë’ tha
Paloma: Gënjen. E bën lajm. Po gënjen se nuk e kam thënë. Që në fillim filloi me këto
Lini një Përgjigje