
Në pamje të parë, falë intervistave, postimeve në rrjetet sociale dhe vetë pamjes së parë, martesa e Sofia Vergara-s dhe Joe Manganiello dukej perfekte, megjithatë marrëdhënia e tyre paska pasur një anë të fshehtë dhe lidhja mes tyre nuk paska qenë aq romantike dhe e bukur sa të gjithë mendonin.
Çifti i njohur bëri me dije divorcin javën e kaluar, ndërsa përgjatë ditëve ka pasur mjaft burime pranë tyre që kanë dhënë arsyet se përse ata kanë vendosur t'i japin fund romancës 7-vjeçare. Ndërkohë, një burim i ri pranë aktorëve ka rrëfyer së fundmi për "Page Six" se Sofia ndihej prej kohësh "e ndrydhur" dhe nuk kishte mbështetjen nga ish-bashkëshorti, të paktën për gjërat që i interesonin asaj vetë.
“Sofia tani po bën super jetë. Ajo po kalon kohën me miqtë e saj, pasi u ndrydh nga lidhja me një partner që nuk e mbështeste. Ajo është kujdesur gjithnjë për Joe dhe karrierën e tij, e cila nuk ishte njësoj siç ishte kur u takuan. Mendoj se ai ndihej i kërcënuar nga suksesi dhe dëshira e saj për të jetuar”.- tha burimi për median e njohur, ndërsa një mik i afërt me ta konfirmoi se nuk ka pasur tradhti nga asnjëri prej tyre, por thjesht "flaka" mes aktorëve u shua:
“Askush prej tyre nuk tradhtoi. Arsyeja e ndarjes erdhi sepse u shua shkëndija mes tyre. Sofia është totalisht okay dhe se ka gjithë kohën dhe paratë e botës që të bëjë çfarëdo që dëshiron dhe nga ana tjetër, Joe është gati që të nisë një marrëdhënie të re romantike dhe që të dashurohet sërish."
Lini një Përgjigje