
Ka nisur me debate dhe diskutime dita e parë e qëndrimit në shtëpinë e ‘BBV3’ të banorëve. Disa prej tyre në oborrin e shtëpisë, disa në sallon e të tjerë nëpër dhoma, banorët duket se po bëjnë përpjekjet e para për t’u njohur me njëri-tjetrin përmes temave të ndryshme.
Një nga temat që u hap nga vajzat, ishte ligji që propozoi Erion Braçe, i cili u vjen në ndihmë vajzave dhe grave që gjatë ditëve të ciklit ta marrin pushim. Aktori Julian Deda donte të shihte pak mendimet e Gazit lidhur me këtë, mbase për ta vënë kozmetologun edhe në siklet, pavarësisht se nuk ia doli dot:
Juli: Ti Gaz, si mendon?
Gazi: Unë mendoj që ato e dinë hallin e tyre, ndaj ta bëjnë pushim
Juli: Po në një fasoneri që punojnë psh 40 gra dhe kanë ciklin të gjitha në një ditë?
Gazi: Kjo nuk ndodh
View this post on Instagram
Përveç temës që po diskutohej, na ra në sy edhe një komentues, i cili shkruante:
“Romeo, punonjes ne Top, kunata Bora punonjese, vellau aty, kunata tjeter Kristina Mere autore e BB dhe ajo qe meret me dhomen e rrefimeve, plus qe aludohet qe eshte i dashuri i Lori Hoxha, hajde skenar hajde”.

Pavarësisht se tema ishte për ciklin menstrual të femrave, komenti na “vrau sytë”, sepse është një dyshim që po na vërtetohet dita-ditës e për të cilin “Pamfleti” ka shkruar më herët./ Pamfleti
Lini një Përgjigje