
I njohur për batutat e tij, Olti Curri ka provokuar kësaj radhe me një story në profilin e tij të Instagramit. Me ironi sa të thellë, aq edhe therëse, Olti shkruan: “Këto VIP-at që na mësojnë si të bëhemi milionerë duke u frymëzuar tek suksesi i tyre. A do na tregojnë edhe si kanë marrë miliona euro financim (ndihmë) nga shteti, me ndërhyrjen e oligarkëve, gjoja për të ndërtuar sera për fidanë apo zhvillimin e bujqësisë, por që në të vërtetë kanë futur milionat në xhep dhe kanë mbjellë dy fidanë tek oborri i shtëpisë?!
Pyes për një shok që u qorrua duke parë dhe shurdhua duke dëgjuar rrenat e këtyre shenjtorëve, se beson i shkreti që vërtetë janë bërë të pasur me punë”, shkruan Olti.
Të shumtë janë VIP-at që janë pasuruar ‘frikshëm’ kohët e fundit, ndaj nuk mund të kemi një emër konkret. Ju keni ndonjë ide me kë mund ta ketë Olti? /Pamfleti

Lini një Përgjigje