TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Qershor 2023, 19:34

1 ditë para koncertit, Elvana Gjata zbulon detaje: Jam vërtetë pa fjalë

Shkruar nga Pamfleti

1 ditë para koncertit, Elvana Gjata zbulon detaje: Jam vërtetë pa

24 orë na ndajnë nga koncerti i parë i këngëtares së njohur Elvana Gjata e cila do të festojë dy dekada karrierë në tregun dhe industrinë shqiptare. Artistja ka vendosur të takojë të gjithë fansat dhe dashamirësit e saj një ditë para koncertit. Ajo zbulon gjithashtu emocionet e saj pak para koncertit.

Ndihem shumë me fat, ndihem e bekuar, shumë e emocionuar, e kam zemrën plot vërtetë dhe mezi po pres koncertin nesër. Në fakt kjo është qetësia para stuhisë. Kjo qetësi më buron nga mirënjohja që ndiej ndaj publikut shqiptar, jam vërtetë pa fjalë, jam shumë e mbushur shpirtërisht edhe vërtetë kam punuar shumë për këtë ditë. Jam shumë krenare për këtë eksperiencë që do të përjetojë publiku shqiptar në stadium”, shprehet Elvana.

Ndërsa në lidhje me playlist-ën ajo tregon se ka përzgjedhur këngët më të mira të realizuara ndër vite.

"Do të ketë shumë këngë të miat në fakt ndër vite. Kam zgjedhur një buqetë të mirë nga gjithë repertori im ndër vite, nuk mund të jenë dot të gjitha, por mendoj që kam zgjedhur një buqetë të bukur nesër", vijoi Elvana.

Këngëtarja konfirmon zërat se pas koncertit do të ketë një album.

“Po, do të ketë një album por nuk e di se kur do jetë ky album. Por do të ketë një album patjetër sepse do të vazhdoj të punoj me muzikë shumë fort”, tha artistja.

elvana gjata koncert kengetarja

Lini një Përgjigje