TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Maj 2026, 08:54

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: Sot afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: Sot afati i fundit për dorëzimin e

Subjektet politike kanë afat deri në mesnatën e 12 majit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se afati 11-ditor për subjektet politike përfundon të martën në mesnatë.

“Sot, në orën 24:00, përmbyllet afati 11-ditor për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Dorëzimi i listës me emrat e kandidatëve për deputetë, duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar”, tha Elezi.

Sipas tij, numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhje është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit 2025, morën pjesë 28 subjekte politike, ndërsa numri i kandidatëve për deputetë ishte 1,279.

Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit parlamentare, KQZ certifikoi 1,180 kandidatë për deputetë nga 24 subjekte politike.

kosova kqz kandidate

Lini një Përgjigje