TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Gusht 2025, 11:31

Zgjedhja e Dimal Bashës kryeparlamentar "shkund" qeverinë Kurti, ministri i Infrastrukturës jep dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhja e Dimal Bashës kryeparlamentar "shkund" qeverinë
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Kurti

Zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës duket se ka prodhuar pakënaqësitë e para brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili mbeti edhe jashtë listës së partisë së Albin Kurtit për kandidatë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka shprehur hapur kundërshtinë duke dhënë dorëheqjen nga detyra.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Aliu shprehet se Basha nuk është në nivelin e institucionit që ai do të përfaqësojë nga dje.

“Të dashur qytetarë,  Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, shkruan Liburn Aliu.

dimal basha -liburn aliu

Lini një Përgjigje