Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se Kosova do të jetë në Serbi, por do të vuajnë shumë.
“Unë mendoj se Kosova do të jetë në Serbi dhe këtë e kam thënë edhe në Kuvend. Pas meje, pyet dikë tjetër. Mendoj se Kosova do të jetë në Serbi, edhe pse mendoj se do të vuajmë shumë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për "RTS".
Më tutje, ai shtoi se tre serbë kanë shpëtuar nga prangat në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Sipas tij, institucionet e Kosovës po e bëjnë këtë që të pushtojnë me forcë dhe të sundojnë në atë mënyrë.
“Po arrestojnë djemtë më të aftë për të kundërshtuar veprimet e tyre në veri të Kosovës. Perëndimi hesht. Ata duan të mbajnë disa ‘zgjedhje lokale’, dhe kandidatët e tyre të vetëm janë partitë e Kurtit dhe Thaçit. Serbët nuk do të marrin pjesë në ato zgjedhje. Imagjinoni atë demokraci në të cilën vijnë për të na kripur mendjen në Beograd se ‘nuk ka mjaft demokraci’, dhe këtu fajin e kanë serbët”, tha Vuçiçi.
Lini një Përgjigje