TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Shtator 2024, 16:50

Vuçiç i shpall nesër luftë Kosovës? Eksperti: U nuhat dhe nga kreu i CIA, prandaj zbarkoi në rajon

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç i shpall nesër luftë Kosovës? Eksperti: U

Drejtori i Institutit për Siguri Bedri Hoxha, ka komentuar raportimet e mediave serbe. Nesër presidenti Vuçiç do i drejtohet popullit dhe sipas medive serbe, do të shpallë okupimin e veriut të Kosovës”.

Hoxha tha se rreziku që Vuçiç po përmend sot u nuhat nga shefi i CIA-s, që takoi zyrtarë të lartë në Beograd dhe në Prishtinë. Më tej, Hoxha u shpreh se ndërkombëtarët duhet që të marrin vendimet e duhura.

Duket se këtë rrezik e ka nuhatur edhe shefi i CIA-s. Ndërkombëtarët të marrin vendimet e duhura. Deklaratat janë kërcënime serioze për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Kemi parë nga KFOR forca të shtuara, në zona ku shihet se mund të ketë rrezik për sigurinë. Në kufi me Kosovën, në Serbi dyshohet se grupe të rriturish po bëjnë stërvitje dhe presin urdhër që të nisen drejt territorit të Kosovës”, tha ai në “News 24”.

Lini një Përgjigje