Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward P. Joseph është shprehur se president serb, Aleksandar Vuçiç ringjalli projektin nacionalist serb të madh.
“Vuçiç ringjalli hapur projektin nacionalist serbomadh që e çoi Jugosllavinë në luftë tre dekada më parë," shkruan Joseph.
Sipas Joseph, Vuciç e aplikoi atë filozofi në marrëdhëniet e tij me Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi.
“Serbia në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në vazhdimësi ka minuar sovranitetin, funksionalitetin dhe aspiratat euroatlantike të secilit vend”, thekson ai.
Konspiracioni i armatosur serb, i krijuar shtatorin e kaluar në Banjskë në veri të Kosovës afër vendit ku janë vendosur trupat amerikane sipas profesorit, synoi të ndante vendin me forcë.
“Duke përbuzur Uashingtonin, Vuçiç emëroi dy nga figurat e rralla të sanksionuara nga SHBA në qeverinë më të re serbe. Njëri prej tyre, zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, një “ish-shefi famëkeq i inteligjencës” dhe ndihmës i Kremlinit u takua përsëri me presidentin rus Vladimir Putin më 4 shtator, duke deklaruar se “Serbia është një aleate e Rusisë” dhe duke shtuar se “nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiç, Serbia kurrë nuk do të anëtarësohej në NATO dhe as nuk do të vendoste sanksione ndaj Federatës Ruse”.
Sipas Joseph, Serbia po e shfrytëzon situatën aktuale në Kosovë, sidomos atë të veriut.
“Tashmë të shfryrë nga fiaskoja e Banjskës, serbët e Kosovës janë afër të heqin dorë nga jeta në Kosovë – një rezultat që do të luajë me planet serbe dhe ruse për të minuar rendin perëndimor, multietnik në rajon”.
Lini një Përgjigje