TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Shtator 2024, 21:02

KFOR-i i prerë ndaj Kurtit: Hapja e urës mbi Ibër vetëm me dialog, jemi në gatishmëri për çdo rast

Shkruar nga Pamfleti

KFOR-i i prerë ndaj Kurtit: Hapja e urës mbi Ibër vetëm me

Ndërkombëtarët janë të prerë në qëndrimet e tyre sa i takon hapjes së urës mbi Ibër.

KFOR i ka kthyer menjëherë përgjigje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke konfirmuar qëndrimin se hapja e urës duhet të bëhet përmes dialogut dhe në koordinim me ndërkombëtarët.

Kolonel Salvatore Mascoli, zëdhënës i KFOR-it, u shpreh se forcat ushtarake janë në gatishmëri për çdo rast.

Për sa i përket çështjes së mundësisë së hapjes së Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe i qëndrueshëm gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim të duhur e efektiv me komunitetin ndërkombëtar. Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. Së fundmi, disa aktivitete trajnuese janë kryer nga personeli i KFOR-it në urë. Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të krijuara për të testuar procedurat operacionale afatgjatë dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën. Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”, tha ai.

Lini një Përgjigje