Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejtë do t’i ketë në inventarin e saj raketat amerikane Javelin.
Ai tha se kësti i parë i pagesës është bërë në muajin mars, derisa kësti i dytë do të ekzekutohet deri në fund të këtij viti.
“Ministria e Mbrojtjes është duke vazhduar me procedurat e prokurimit për blerjen e këtyre sistemeve në FSK. Në mars të këtij viti e kemi ekzekutuar pjesën e parë të pagesës për sistemin Javelin. Deri në fund të këtij viti do të ekzekutohet edhe kësti i dytë për sistemin Javelin dhe jemi në rrugën e duhur për të pasur këtë sistem në kohën e duhur në inventarin e FSK-së”, tha ai.
Sa i përket funksionalizimit të aeroportit të Gjakovës, Maqedonci tha se i njëjti është funksional, mirëpo sipas tij parashihen investime të mëtutjeshme për përmbushje ne nevojave operacionale të FSK-së, transmeton kp.
“Sa i përket funksionalizimit të aeroportit të Gjakovës është për t’u theksuar se ai është funksional. Njësitet e FSK-së, më saktësisht ajo ajrore pa pilotë është duke operuar me dronët Bayraktar në aeroportin e Gjakovës. Ne parashohim investime të rëndësishme atje me qëllim që ta bëjmë funksional dhe që të jetë i gatshëm që të përmbushë nevojat operacionale të FSK-së”, tha ai.
Ndërkohë Serbia, Serbia ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, u takuan në Beograd, ku nënshkruan memorandume dhe marrëveshje bashkëpunim.
Pas takimit, Vuçiç tha se Serbia do t’i zotërojë 12 avionë luftarakë dhe se kontrata për blerjen e tyre kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.
“Ky është lajm i madh për ne”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët me Macronin.
Ai theksoi se Serbia do t’i paguajë dy këste prej 420 milionë eurove në vitet 2024 dhe 2025, por nuk tregoi se kur do të mbërrijnë avionët Rafale në Beograd.
Lini një Përgjigje