
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pritur sot në një takim të dërguarit e SHBA e BE, Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak.
Sipas mediave ndërkombëtare, pas takimit ai tha se është koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin obligimet e tyre dhe para së gjithash të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin”, tha Vuçiç në “Instagram”.
Vizita e Lajçakut dhe Escobarit vjen pasi për dy ditë ata zhvilluan takime në Kosovë me krerët shtetërorë dhe përfaqësuesit e partive opozitare.
Emisarët kanë kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të qetësojë situatën në veri, të mbajë zgjedhje të reja dhe t’i rikthehet dialogut me Serbinë.
Lini një Përgjigje