TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Prill 2025, 12:21

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika, arrestohen 7 persona; efektivi u qëllua për vdekje në shkallët e banesës

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e rreshterit Muhamed Lika, arrestohen 7 persona; efektivi u qëllua
Muhamed Lika

Policia e Kosovës i ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika, gjatë një aksioni të gjerë policor mëngjesin e së hënës, njoftuan autoritetet.

Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media se motivet e vrasjes së tij ka mundësi të kenë lidhje me “punën e tij si zyrtar policor”.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), thanë ata, pa treguar identitetin e tij.

muhamed lika kosovë

Lini një Përgjigje