TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Dhjetor 2024, 12:36

U thirr për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale, Kurti para mediave: E kam me nxitim sot!

Shkruar nga Pamfleti

U thirr për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale, Kurti para

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka pranuar të flasë lidhur me thirrjen për t’u paraqitur më 16 dhjetor 2024 në Prokurorinë Speciale.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti është shprehur se “e ka me nxitim dhe s’mund të flasë”.

“Jam me nxitim sot”, tha Kurti teksa po dilte nga salla ku u diskutua për Projektin e Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve.

Prokurori i Shtetit i ka bërë ftesë kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor, në orën 09:30. Sipas mediave të Kosovës, Kurti është thirrur si dëshmitar në një rast që ka të bëjë me veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Bëhet fjalë për rastin e rezervave shtetërore.

 

Lini një Përgjigje