TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Dhjetor 2024, 07:56

VV gati për zgjedhje, Albin Kurti vendos në listë këngëtaren e famshme si kandidate për deputete

Shkruar nga Pamfleti
VV gati për zgjedhje, Albin Kurti vendos në listë
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje së bashku me aleatët e saj, Partia Guxo dhe Alternativa, kanë dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo listë, e përbashkët sipas tyre përfaqëson vizionin për ndryshime pozitive dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë.

Në krye të listës është Albin Kurti, pasuar nga Glauk Konjufca e Donika Gërvalla.

Gjithashtu pjesë e listës është edhe këngëtarja Edona Llalloshi.

Në listë nuk figuron emri i ministrit të Infrastrukturës, një nga aktivistët më të hershëm të VV, Liburn Aliu. Po ashtu nuk do të garojë as Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës.

VV gati për zgjedhje, Albin Kurti vendos në listë

albin kurti dy këngëtarët e famshëm si kandidatë për depuetë

Lini një Përgjigje