TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Dhjetor 2024, 18:39

Prokuroria Speciale e Kosovës, thërret kryeministrin Albin Kurti!

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria Speciale e Kosovës, thërret kryeministrin Albin Kurti!

Sipas ftesës, Kurti duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor 2024...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është thirrur nga Prokuroria Speciale.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka njoftuar se Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar një ftesë për kryeministrin Albin Kurti, teksa ndodhej në mbledhje të Kryesisë së VV-së për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë.

Në reagimin e tij, Kryeziu pretendon se përmes kësaj ftese po tentohet të ndërhyhet në zgjedhje.

Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, shkruan Kryeziu.

Sipas ftesës, Kurti duhet të paraqitet në Prokurori Speciale më 16 dhjetor 2024. Në Prokurori Speciale më herët është paraqitur edhe zyrtarja e lartë e VV-së, Dejona Mihali. Nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë dhe a ka lidhje me veteranët e UÇK të ndaluar tashmë nga Gjykata Speciale.

 

Lini një Përgjigje