TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Prill 2023, 22:07

Tjetër incident në Veri, shtetasi serb dhunon efektivin e pikës kufitare

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër incident në Veri, shtetasi serb dhunon efektivin e pikës
Efektivi i dhunuar

Një shtetas serb është arrestuar sot në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, pasi ka sulmuar fizikisht një efektiv policie.

Vetë policia njofton se ai ka tentuar të kalojë pikën kufitare pa dokumentacion dhe kjo ka bërë që ai të sulmojë efektivin.

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, sot më 07.04.2023, rreth orës 16:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një shtetas i Serbisë, i cili nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Republikën e Kosovës. Pas refuzimit për hyrjes në vendin tonë, i dyshuari N.T., (viti i lindjes 1981, shtetas serb i Serbisë) ka filluar të fyejë zyrtarët policorë, që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar. Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, për rastin është njoftuar prokurori, kurse ndaj të dyshuarit ka nisur procedimi penal për sulm ndaj personit zyrtar.

incident kosove veri tensione

Lini një Përgjigje