TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Prill 2023, 17:17

Procesi i zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, Kurti pret në takim ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesen e BE-së

Shkruar nga Pamfleti

Procesi i zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, Kurti pret në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog​, Besnik Bislimi, kane takuar sot ambasadorët dhe zëvendës ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Mësohet se në takim u diskutua për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike me Serbinë dhe Planin e Zbatimit të adoptuar me 18 mars ndërmjet të dyja shteteve. Kryeministri Kurti dhe zv. Kryeministri Bislimi informuan përfaqësuesit diplomatikë mbi rezultatet e takimit të fundit në Bruksel me 4 prill, dhe pritjet e tij nga ky proces në javët dhe muajt në vazhdim.

Gjatë takimit, Kurti ka kërkuar gjithashtu që procesi i anëtarësimit të Republikës se Kosovës në Këshillin e Evropës dhe pranimi i aplikimit të Republikës së Kosovës në BE të procedohet me shpejtësi si dy veprime fillestare të partnerëve tanë, që do të duhej të derivojnë nga dakordimi rreth Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të zbatimit të saj.

kurti ambasadortë e quint be

Lini një Përgjigje