
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka folur rreth zhvillimeve të djeshme në veri të vendit.
Pas takimit që kishte me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkë me 19 ambasadorë të tjerë të huaj të akredituar në Republikën e Kosovës, Westerlund theksoi se fokusimi duhet të jetë në normalizimin dhe fillimin e dialogut mes dy palëve.
“Incidentet e djeshme që kanë ndodhur në pjesën veriore të Kosovës, do të përqendrohemi më shumë në normalizimin dhe fillimin e dialogut atje dhe fokusimi po ashtu duhet të jetë po ashtu në atë pikë”, tha ambasadori i Suedisë.
Lini një Përgjigje