TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Maj 2023, 12:13

Tensionet në veri, emisari i Gjermanisë i shkon në zyrë Vjosa Osmanit

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri, emisari i Gjermanisë i shkon në zyrë

Pas takimit gati një orësh me kryeministrin Albin Kurti, emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i ka shkuar në zyre edhe presidentes, Vjosa Osmani, informojnë mediat kosovare.

Takimi me krerët e shtetit vjen një ditë pas tensioneve të krijuara në veri të vendit ndërkohë më përpara takoi komandantin e KFOR-it Angelo Mikele Ristuccia me të cilin diskutoi në lidhje me zhvillimet në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një reagim mëngjesin e sotëm u shpreh se i kupton shqetësimet e ndërkombëtarëve dhe reagimet e tyre, por sqaron se forcat e policisë së Kosovës kanë bërë thjesht detyrën pasi ditën e djeshme siç edhe e përcakton ligji kryetarët e rinj të komunave duhej të nisnin punën në zyrat e ndërtesave komunale.

Ditën e djeshme SHBA dhe BE i  bënë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të ndalte provokimet dhe veprimet e dhunshme në veri të Kosovës. Në një deklaratë të DASH, Kurti paralajmërohet se pas kësaj ngjarje do të ketë pasoja në raportet SHBA-Kosovë.

Ndërsa kreu i ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani ruajtën një linjë reagimi duke u përgjigjur ndaj deklaratave se policia në veri të vendit por kryente detyrën duke ruajtur dhe mos lejuar cënimin e integritetit territorial.

tensionet në veri

Lini një Përgjigje