TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Shtator 2023, 11:17

Takimi në Bruksel me Vuçiç, Kurti rrëfen prapaskenat: Dokumenti u refuzua nga Lajçak dhe Vuçiç, jo nga unë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Bruksel me Vuçiç, Kurti rrëfen prapaskenat:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij Besnik Bislimi gjatë një konference për mediat kanë dhënë detaje në lidhje me takimin e së enjtes mes tij dhe Vuçiç në Bruksel.

Kurti tha se Borrell dhe Vuçiç kishin planifikuar çdo gjë dhe atij nuk i është dhënë asnjë dokument propozimi nga kreu i shtetit serb.

“Serbia ka sjellë propozimin e saj dhe unë insistova që ta shihja atë dokument, propozimi im ishte para ndërsa i Serbisë nuk mu dha. Pas insistimeve në fund të takimit mu soll një dokument dhe mbledhja përfundoi aty dhe paralajmëroi atë që ndodhi një orë më parë, paralajmërimet e Vuçiç i dëgjova dhe në konferencën e Borrell.

Një pretendim i tillë i Lajçak ishte i pavërtetë, dokumenti ishte dorëzuar para marrëveshjes së Ohrit, mosjelljen e një propozimi për marrëveshje bazike, Lajçak një gjë të tillë e kishte fshehur. Lajçak dhe Vuçiç duket sikur kanë qenë të dakord që të bëjnë një plan që marrëveshja të zbatohet i plotë ose nëse zbatohet një pjesë e marrëveshjes.

Ndërmjetësi në media tha se Kurti nuk kishte pranuar dokumentin e propozuar të tij dhe Vuçiç po, kjo është një gjë e pavërtetë. Dokumenti që më është propozuar ishte i datës 19 korrik dhe ishte refuzuar që në atë takim dhe nuk  e kuptoj katraurën e Lajçak”, tha Vuçiç.

kurti vucic takim

Lini një Përgjigje