TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Shtator 2023, 21:44

Kurti takim me ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së: Përballemi me çështje të para 10 viteve

Shkruar nga Pamfleti

Kurti takim me ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka darkuar me ish-përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Kurti tha se kanë diskutuar për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale. Ai u shpreh gjithashtu se pavarësisht se të dy kanë role të ndryshme, ka thënë se përballen me shumë çështje të njëjta.

“Kam shtruar darkë mbrëmë në periferi të Prishtinës për ish-Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, baroneshën Ashton, me të cilën kam diskutuar për politikën dhe çështjet evropiane e rajonale. Edhe pse rolet tona janë të ndryshme sot në krahasim me 10 vjet më parë, ne përballemi me shumë çështje të njëjta”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Catherine Ashton ishte udhëheqëse në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, në Prishtinë ku në vitin 2013 u arrit marrëveshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.

Ashton e cila të premten ka qëndruar në Kosovë ka thënë se pret përparim në dialog dhe u shpreh se ka nevojë për vendosmëri për të bërë kompromis. Gjatë konferencës, Ashton refuzoi të komentonte takimin e fundit të dështuar në dialog mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ajo lavdëroi emisarin aktual të BE-së, Miroslav Lajçak.

Ndërsa pas takimit të fundit, Kurti përmendi para gazetarëve emrin e Ashtonit, teksa kujtoi se ajo ishte ndërmjetësuese në kohën kur qe arritur marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin.

ish-perfaqesuese be catherine ashton

Lini një Përgjigje