
Dy aksidente tragjike që kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, duke u marrë jetën tre personave.
Një aksident ka ndodhur në rrugën Llapnasellë-Graçanicë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person.
“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë-Graçanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka policia.
Aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ku kanë humbur jetën dy persona.
“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur”, ka deklaruar policia.
Lini një Përgjigje