TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Korrik 2023, 17:02

Si SHBA po merr nën kontroll situatën në veri të Kosovës dhe po prish planet Putin-Vuçiç!

Shkruar nga Pamfleti
Si SHBA po merr nën kontroll situatën në veri të
Escobar me zyrtarët e Listës Serbe

SHBA ka nisur negociata private me Listën Serbe dhe po ashtu ka në plan të forcojë mbrojtjen  ushtarake në Kosovë...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po marrin nën kontroll situatën në veri të Kosovës, duke mos lejuar asnjë skenar destabilizmi.

Dy zyrtarët e Listës Serbe, Igor dhe Slavko Simiç, që nga mesi i javës ndodhen në Uashington. Vizitën e tyre në SHBA ata e nisën me një takim në Departamentin e Shtetit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel. Escobar.

Sipas “Danas”, burimet diplomatike spekulojnë se vizita e dy Simiçëve në Uashington mund të jetë një sinjal se SHBA po kujdeset që të mos dështojnë zgjedhjet e reja në Veri.

Edhe pse Lista Serbe është krahu i zgjatur i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Kosovë, në qarqet politike perëndimore vlerësohet jozyrtarisht se Uashingtoni kujdeset për një lloj "përzgjedhjeje" apo "ndarjeje" të zyrtarëve të saj, të cilët janë në “listën e zezë” të SHBA-ve.

Pra duke qenë se Lista Serbe është ajo e cila po krijon problemet në Veri, SHBA po negocion drejtpërdrejt me njerëz të saj, duke mos i lënë dorë të lirë Vuçiçit, i cili me apo pa dëshirë po luan lojën ruse në Veri.

Një zhvillim tjetër i fortë është se në ligjin fiskal për mbrojtjen, Senati ka futur një përcaktim, duke mundësuar ndihmën ushtarake në Rajon për të shmangur detsabilizimin. Neni është propozuar nga senatorja Jeanne Shaheen.

Senatori Shaheen ndihmoi në miratimin e një dispozite që do të zgjerojë kompetencat e Departamentit të Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe, dukie mudnësur pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës. Përpjekjet e Shaheen janë veçanërisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur mes përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës”, njoftoi stafi i senatores.

Pra duket se janë dy zhvillime të forta, të cilat ndihmojnë në rritjen e sigurisë në Veri të Kosovës dhe venitjen e planeve Putin-Vuçiç për destabilizim. /Pamfleti

kosova escobar

Lini një Përgjigje