
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi makabër në Kosovë, ku babai ka vrarë djalin, gruan dhe më pas veten.
Duket se ka qenë grindja e çastit mes bashkëshortëve e më pas ndërhyrja e djalit, që përfundoi në një tragjedi.
60-vjeçari Abedin Bekteshi ka vrarë bashkëshorten e tij dhe djalin Ardit Bekteshin 24-vjeç e më pas ka vrarë veten.
Policia e Kosovës ka gjetur 3 trupat e pajetë rreth orës 16:30, ndërsa nuk dihen ende arsyet se çfarë e ka shtyrë 60-vjeçarin të kryejë këtë krim të rëndë në familje.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje, teksa të dhënat janë ende paraprake dhe në proces aktiv hetimor.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.
Lini një Përgjigje