TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Korrik 2023, 17:10

Dhuna në Kuvend, Prokuroria e Kosovës thellon hetimet; nuk jep detaje për personat e marrë në pyetje

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna në Kuvend, Prokuroria e Kosovës thellon hetimet; nuk jep detaje

Hetimet për dhunën mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave të Qeverisë së Albin Kurtit në një senacë plenare më 13 korrik, po vazhdojnë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se s’mund të jap informacione më shumë në këtë fazë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës s’ka pranuar të tregojë se kush është intervistuar deri tani dhe në çfarë cilësie lidhur me dhunën e përdorur në Kuvend, ku u përleshën fizikisht disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës me disa ministra.

Sipas mediave kosovare të cilat e kanë pyetur Prokurorinë lidhur me numrin e personave që janë intervistuar, në çfarë cilësie, numrin e të dyshuarve dhe veprat për të cilat dyshohen. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj ka thënë se hetimet po vazhdojnë, por se detaje tjera s’mund të ndajnë.

“Rastit të cili i referoheni, ju njoftojmë se hetimet janë duke vijuar në drejtim të kësaj çështjeje penale, prandaj në këtë fazë nuk mund të japim informata shtesë”, thuhet në përgjigje.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, janë dëgjuar nga Prokuroria e Prishtinës po ditën kur ka ndodhur rasti. Deputeti Mërgim Lushtaku është intervistuar një ditë më pas. Ftesa për intervistim u kishte shkuar edhe dy deputetëve tjerë të PDK-së, Bekim Haxhiut dhe Hajdar Beqës, por nuk është dhënë më ndonjë informacion nëse ka përfunduar intervistimi i tyre.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin eskaluar në dhunë gjatë seancës së 13 korrikut.

Gjithçka kishte filluar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”.

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku e gjuajti pastaj me ujë kryeministrin Albin Kurti, derisa ai po mbante fjalim në foltore.

Pas kësaj zëvendëskryeministri Bislimi u pa duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, ku u afruan Ministri Hekuran Murati dhe Ministrja Albulena Haxhiu.

Lushtaku u paduke i shtyrë të dy dhe pastaj u afrua edhe deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa dhe deputeti i VV-së, Armend Muja, ku eskaloi situata. Aty u përfshi edhe deputeti Bekim Haxhiu. Pastaj ndërhyri edhe sigurimi, ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca e kishte thirrur edhe Policinë e Kosovës.

kosove dhune kuvend

Lini një Përgjigje