TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Korrik 2023, 17:23

Mbyllja e ‘Klan Kosovës’, Kurti u përgjigjet kritikave: Zbatimi i ligjit nuk cenon pluralizmin mediatik

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e ‘Klan Kosovës’, Kurti u përgjigjet kritikave:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar një ditë pas vendimit të Ministrisë së Industrisë për pezullimin e çertifikatës së biznesit të Klan Kosovës dhe kritikave të shumta që ka marrë ky vendim.

Kurti, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, e jo një detyrë teknike.

“Kosova ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti primar i të cilave është media dhe 114 kompani të licencuara audio apo audiovizive. Ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, jo një “teknikalitet””, ka shkruar Kurti.

Më tej, Kurti, iu është përgjigjur kritikave që kanë ardhur nga brenda Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare.

“Zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik”, ka theksuar Kurti.

Kurti, gjithashtu, ka shtuar se organet kompetente që vendosin se a duhet të mbyllet Klan Kosova apo jo në një vend demokratik nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit.

“Në demokraci, organet e autorizuara për të vendosur për raste të tilla nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit. Megjithatë, këto organe kanë mbështetjen e plotë të Zyrës sonë në kryerjen e detyrave të tyre, përballë interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur të rreshtuar kundër tyre”, ka shtuar ai.

Lini një Përgjigje