
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi Lipjanin mbrëmjen e sotme ku një 60-vjeçar vrau me armë gruan, djalin dhe më pas veten.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Kurti i ka shprehur ngushëllimet familjes Bekteshi për humbjen e madhe si dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit
"I trishtuar pamasë nga lajmi i kobshëm për vdekjen tragjike të tre antarëve të familjes Bekteshi nga fshati Rufc i Vjetër i Komunës së Lipjanit.
Përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet, tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh. Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave.
Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit", shkruan Kurti.
Lini një Përgjigje