Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka anuluar vizitën në rajonin e Banatit të Jugut në Serbi, për shkak të “situatës komplekse të sigurisë në Kosovë”.
Në një njoftim të bërë nga kabineti i presidencës, thuhet se “për shkak të situatës komplekse të sigurisë në Kosovë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë ditës do të zhvillojë disa takime me faktorë politikë të brendshëm dhe të jashtëm në përpjekje për të stabilizuar situatën. Prandaj ai sot do të marrë pjesë vetëm në mbledhjen e madhe publike në Pançevë, e cila është caktuar për në orën 18:00”.
Kujtojmë se Vuçiç ka vizituar ditën e sotme disa qytete në Serbi dhe më pas mësohet se do të zhvillojë një takim në Pançevë, ku i është drejtuar qytetarëve.
Sakaq, bëhet me dije se arsyeja e anulimit të këtyre vizitave lidhet me betimin e paralajmëruar të Erden Atiqit në një seancë ceremoniale si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut me fillim nga ora 11:00.
Ditën e djeshme. Vuçiç ka deklaruar se asnjëherë nuk do t’i njohin kryetarët e rinj shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat e veriut të Kosovës.
Edhe shtetet e Quint-it, mbrëmë përmes një deklarate të përbashkët, thanë se ndonëse zgjedhjet ishin legjitime, rezultatet e tyre nuk janë zgjidhje politike afatgjate për këto komuna.
Lini një Përgjigje