TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Maj 2023, 20:08

Chollet bisedë telefonike me Kurtin: Shmangni veprimet provokuese në veri

Shkruar nga Pamfleti

Chollet bisedë telefonike me Kurtin: Shmangni veprimet provokuese në

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me situatën në veri.

Chollet tha se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri. Sipas tij, zbatimi i Asociacionit do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke.

Bisedë e mirë me kryeministrin Albin Kurti pas takimit të negociatorëve. Theksoi se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimi i Asociacionit (ASM) do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke”, shkroi Chollet në Twitter.

cholet bisedë kurti

Lini një Përgjigje