TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Nëntor 2024, 21:13

“Serbinë nuk do ta thyeni me gënjeshtra”/ Vuçiç rinis manovrat, nesër u drejtohet qytetarëve për sulmin në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

“Serbinë nuk do ta thyeni me gënjeshtra”/

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po tenton të lajë duart me atë që ndodhi në veri të Kosovës.

Kanali që siguronte furnizimin me ujë të një pjese të madhe të Kosovës dhe po ashtu të hidrocentraleve u sulmua me lëndë plasëse.

Autoritet e cilësuan si sulm terrorist dhe Albin Kurti e drejtoi gishtin te Beogradi. Presidenti serb Vuçiç ka reaguar, duke thënë se nesër do të dalë në një konferencë për mediat. Ai pretendon se Beogradi nuk ka lidhje me aktin.   

Nesër në orën 11 do t’u drejtohem qytetarëve, por edhe opinionit ndërkombëtar dhe do t’ju sqaroj saktësisht se kujt dhe pse u nevojit ky incident në komunën e Zubin Potokut, pse Kurti dhe Sveçla u desh t’i bënin thirrje të shumta komunitetit ndërkombëtar dhe të kërkojnë përgjigje konkrete. Serbinë nuk do ta thyeni me gënjeshtra!”, thuhet në postimin e Vuçiç.

Lini një Përgjigje