
Serbia ka filluar t’i fryjë sërish zjarrit të luftës.
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Beogradit, Petar Petkoviç, ka regur mbi një deklaratë të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që akuzon liderin serb se “është dora e zgjatur e Putinit” dhe se i pandëshkuar nga perëndimi mund të shpërthejë një luftë në rajon.
Por sipas Petkoviç, luftërat e fundit dhe spastrimi etnik i serbëve është kryer nga Albin Kurti.
“Kur nuk mund të flasin për suksese ekonomike, për projekte e punë të reja sepse janë emra mendorë, as për paqe e kompromis sepse këto janë koncepte të ndaluara për ta, në Prishtinë i bien daulleve të luftës dhe i tundin armët sërish për të mbuluar gjurmët e tyre dhe politikat e tyre katastrofike, gjithashtu për të shmangur formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, i cili u nënshkrua dhe u dakordua në dialog 11 vjet më parë”, tha ai.
Petkoviç vazhdon pretendimet e tij për intervistën e Gërvallës në median kroate “Večernji List” duke shkruar se kjo është pasqyrë e urrejtjes dhe obsesionit ndaj Vuçiçit.
“Ne do të vazhdojmë të ruajmë paqen dhe të avokojmë për kompromis dhe normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve, dhe le të vazhdojë Prishtina të përhapë urrejtje dhe intolerancë me retorikë nxitëse dhe të kërkojë konflikte të reja. Fjalët e tyre flasin vetë”, tha ai.
Lini një Përgjigje