TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Korrik 2024, 16:20

Vrasja e vëllezërve Bytyqi nga policia serbe, DASH: Beogradi të sjellë para drejtësisë përgjegjësit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e vëllezërve Bytyqi nga policia serbe, DASH: Beogradi të

Zëdhënësi i DASH, Matthew Miller kërkon drejtësi për tre vëllezërit shqiptarë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi  të cilët u vranë nga policia serbe 25 vite më parë.

Me anë të një postimi në platformën sociale “X”, Miller deklaroi se autorët e atij akti brutal janë të lirë. Zëdhënësi i DASH ka kërkuar qeverisë serbe të vazhdojë investigimin dhe të marri përgjegjësi për vrasjen e tre vëllezërve.

“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, shkruan Miller në “X”.

Kujtojmë se vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët e atëhershëm serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popoviç dhe Millosh Stojanoviç, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte.

Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.

Në tetor të vitit 2019, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan ka miratuar një rezolutë që kërkon nga Serbia të zgjidhë rastin e vrasjes së tre vëllezërve.

Në dokument është thënë se zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë do të duhej të varej nga përparimi që bëhet në zgjidhjen e këtij rasti.

Lini një Përgjigje