TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shtator 2024, 18:01

Serbët përgatiten për trazira në veri të Kosovës, gati barrikadat në pikat kufitare!

Shkruar nga Pamfleti

Serbët përgatiten për trazira në veri të Kosovës,

Kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviç, ka njoftuar se nesër, e premte, më 6 shtator, do të fillojë bllokada shumëditore e vendkalimeve administrative drejt Kosovës dhe Metohisë.

Rojeviç tha për agjencinë Beta se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe Metohia dhe se katër nga pesë kalimet administrative nga drejtimi i Serbisë qendrore dhe Malit të Zi do të bllokohen.

Bllokada do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe t'i kthehejnë serbëve institucionet e uzurpuara. Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin në veri të Kosovës.

Ne do të bllokojmë vendkalimet Bërnjak, Jarinje dhe Merdare nga ana e Serbisë qendrore dhe vendkalimin Kulu në rrugën Pejë-Rozhaje nga ana e Malit të Zi. Vendkalimi administrativ Konçul nuk do të bllokohet për momentin. Ne do të lejojmë vetëm veturat e spitalit, si dhe të gjitha automjetet dhe pasagjerët e tjerë me dokumente serbe”, tha Rojeviç i cili shtoi se në çdo vendkalim do të marrin pjesë së paku 400 persona në bllokadë.

Lini një Përgjigje