TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shtator 2024, 12:35

Bundestagu gjerman paralamëron Vuçiçin: Miqësia me kriminelët e luftës mund t’ju çojë në Kremlin, por jo në BE

Shkruar nga Pamfleti

Bundestagu gjerman paralamëron Vuçiçin: Miqësia me

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, e ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për deklaratat e përfaqësuesit të tyre në raport me Rusinë.

Sipas Roth, nëse deklaratat e Vulinit, janë qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë, miqësia me kriminelët mund ta çojnë në Kremlin por jo në BE.

”Zoti president Aleksandar Vuçiç, nëse ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, bisedimet për anëtarësim në BE po bëhen gjithnjë e më të pakuptimta. Miqësia me kriminelët e luftës+çmontimi i demokracisë mund të çojë në Kremlin, por definitivisht jo në BE”.

Për takimin Vulin-Putin reagoi sot edhe Bashkimi Evropian.

Zdhënësi i Komisionit Evropian,  Peter Stano tha se mbajtja e lidhjeve me Rusinë gjatë luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e BE-së dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

bundestagu gjerman paralamëron

Lini një Përgjigje