TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Shtator 2024, 11:03

Shpërthim në veri të Kosovës, shkak një granatë në oborrin e shtëpisë së një shtetasi serb

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim në veri të Kosovës, shkak një granatë

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës, në një kohë kur situata është tensionuar, për shkak të ndërhyrjes së Policisë disa ditë më parë për mbylljen e zyrave të strukturave paralele serbe.

Sipas raportimeve nga vendngjarje, shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese të një shtetasi serb dhe mendohet se është shkaktuar nga një granatë, e hedhur nga persona ende të paidentifikuar.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi, teksa policia në vendngjarje vijon hetimet.

Lini një Përgjigje