Kryeministri serb, Millosh Vuçeviç ka reaguar sërish në lidhje me mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të bëjë presion dhe terror ndaj serbëve dhe se dëshiron t’u thotë atyre se nuk mund të qëndrojnë në Kosovë.
Vuçeviç ka pretenduar se “situata në Kosovë është shumë e rëndë” dhe se “Serbia ka mundësi të hyjë në konflikt ose të luftojë në mënyrë politike dhe diplomatike”.
“Pritet një veprim nervoz i Serbisë. Një tjetër opsion për Serbinë është rruga e konfliktit, por duhet të kuptojmë se atëherë nuk është vetëm çështja e Kosovës, por e gjithë Serbisë. Atëherë nuk do të kemi problem vetëm me forcat e Kosovës, aty janë edhe KFOR-i dhe NATO-ja, duhet ta kuptojmë gjithë këtë realitet”, ka shtuar Vuçeviç.
Më 30 gusht, autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, që kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë.
Sipas zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, ato institucione kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
Institucionet e mbyllura më 30 gusht ishin: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.
Simiq tha se këto institucione kanë ofruar shërbime juridike për të gjithë qytetarët, dhe “nuk kanë shkelur asnjë ligj”.
Gjatë konferencës, Simiç, që më herët kishte qenë deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, foli edhe për çështjen e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve.
Qeveria e Kosovës ka shprehur synimin që kjo urë të hapet, por ka hasur në kundërshtimin e ndërkombëtarëve të cilët kanë argumentuar se për shkaqe sigurie, ura nuk duhet të hapet tani.
Lini një Përgjigje