TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Tetor 2023, 13:16

Samiti në Spanjë, Vuçiç: Pres bisedime të vështira!

Shkruar nga Pamfleti

Samiti në Spanjë, Vuçiç: Pres bisedime të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të arritur në Samitin e Evropian të Komunitetit Politik në Granada të Spanjës, ka paralajmëruar disa takime bilaterale.

Ai para reporterëve serbë ka thënë se do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, takime për të cilat është shprehur se pret që të jenë të vështira, raporton Euronews Serbia, përcjell Klan Kosova.

Ndërkohë  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është ndalur për një prononcim të shkurtër përpara mediave.

Ajo ka deklaruar se së pari Serbisë duhet t’i vihen sanksione, e më pas mund të ketë takim për dialog.

Në samitin që ka nisur së mbajturi në Spanjë pritet që të flitet edhe për situatën e fundit në Kosovë, pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit.

Lini një Përgjigje