TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 09:35

“Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar”, BE: 104 vëzhgues në terren për t’i mbikëqyrur zgjedhjet në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

“Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, ka thënë të dielën se 104 vëzhgues janë në terren, në kuadër të misionit, duke mbikëqyrur procesin zgjedhor në Kosovë. 

“Duam të sigurohemi që të gjithë votuesit mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, ka thënë ajo para mediave.

Ajo ka thënë se është shumë herët të thuhet diçka për procesin dhe ka paralajmëruar konferencë për të martën, për të përmbledhur gjithë procesin zgjedhor.

Lini një Përgjigje