
Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot, më 9 shkurt 2025 po i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për një mandat katërvjeçar.
Deri në orën 15:00 në Republikën e Kosovës kanë votuar 460,855 qytetarë nga 1,970,944 që kanë të drejtë vote, ose përkthyer në përqindje, 23.38% e tyre.
Në komunat më vendimtare, në Prishtinë përqindja e votuesve është 16.22%, në Pejë përqindja e votuesve është 9.36%, në Prizren përqindja e votuesve është 10.62%, në Mitrovicë përqindja e votuesve është 22.27% që kanë votuar deri në këto momente dhe në Gjakovë përqindja e votuesve është 11.61%.
Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Lini një Përgjigje