
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani hodhi votën e saj në një nga qendrat e votimit të Prishtinës.
Në një prononcim për mediat, Osmani tha se Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon dhe e tillë duhet të mbahet.
“Faleminderit që pritët bashkë me mua, derisa më erdhi radha të votoj në këtë ditë të rëndësishme. Kosova është vendi më i zhvilluar në rajonin tonë. Është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre, duke marrë pjesë në një proces, nga i cili zgjidhet parlamenti dhe ka rëndësi në jetën e të gjithëve. Është ditë e mirë me diell, besoj është më e lehtë të votohet. I uroj suksese të gjithë atyre që kandidojnë në këto zgjedhje, shpresoj që e mbara t’i prijë Kosovës”, tha presidentja Osmani.
Lini një Përgjigje