TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 11:20

Zgjedhjet në Kosovë, voton Abdixhiku: Vendosni për të ardhmen vendit! 

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë, voton Abdixhiku: Vendosni për të

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, votoi në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, bashkë me gruan dhe dy vajzat.

Ai ftoi qytetarët të votojnë për të vendosur për “fatin e tyre dhe të Republikës së Kosovës” për katër vitet e ardhshme.

“Është ditë e mirë, është ditë e bukur, është ditë e demokracisë. Në këtë ditë të demokracisë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për 4 vitet e ardhme të tyre dhe të Republikës së Kosovës. I uroj të gjithë votuesit që për herë të parë në këto zgjedhje japin votën për të ardhmen e Republikës”, tha Abdixhiku.

zgjedhjet ne kosove

Lini një Përgjigje