TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 09:52

Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza voton në Mitrovicën e Jugut: Çdo rezultat që votojnë qytetarët është i pranueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza voton në Mitrovicën

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër votoi në orën 09:30 në Mitrovicën e Jugut.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Hamza tha se për të, çdo rezultat që votojnë qytetarët është i pranueshëm.

“I lus të gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike, për të zgjedhur qeverinë për katër vitet e ardhshme. Sovrani vendos, qytetarët votojnë. Për mua, çdo rezultat që votojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, është i pranueshëm. Jam optimist, ka qenë një fushatë e gjatë”, tha Hamza.

Përveç Bedri Hamzës, në garë për kryeministër janë edhe Albin Kurti, kryeministër aktual, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lini një Përgjigje