TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Maj 2023, 21:27

Paralajmëron komandanti i KFOR: Nëse nuk do kishim ndërhyrë në veri, sot do vajtonim për të vdekurit

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron komandanti i KFOR: Nëse nuk do kishim ndërhyrë

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” thotë se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët kanë nxitur turmën e banorëve serbë të provokojnë trazira.

Ndërkohë ai ka vënë theksin te rëndësia e pranisë së KFOR-it në komunat veriore të Kosovës, duke thënë se po të mos ishte misioni gjërat do të kishin shkuar shumë më keq.

Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, e ka përshkruar Ristuccia situatën që do të mund të përshkallëzonte më tej pa praninë e KFOR-it.

Më 26 maj në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok qytetarët serbë kanë protestuar duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale. Protestat kanë vazhduar me dhunë nga protestuesit të cilët përveç automjeteve që dëmtuan, kanë lënduar e plagosur ushtarë të KFOR-it e pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

kfor kosove veriu

Lini një Përgjigje