TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Maj 2023, 19:43

I dërguari britanik kritika Kurtit: Ndërhyrja në Veri e pamenduar, po dëmtohet imazhi i Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

I dërguari britanik kritika Kurtit: Ndërhyrja në Veri e

I dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka bërë me dije se ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, me qëllim marrjen e masave për të ndaluar garvimin e tensioneve në veri.

Në një reagim zyrtar theksohet se sipas tij vendimi i qeverisë së Albin Kurtit për vendosjen me forca policore të krerëve të zgjedhur në godinat komunale ka qenë i pamenduar.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i vendosur me forcë kryetarët e komunave në ndërtesa komunale, ka qenë i pamenduar mirë dhe ka pasoja të dëmshme”, tha ai.

Duke theksuar se Britani ka mbështetur dhe do vazhdojë ta përkrahë Kosovën, i dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor shton se palët duhet të punojnë për uljen e tensionet, ndërsa nënvizon se veprimet e qeverisë në Kosovë kanë dëmtuar imazhin e saj përballë aleatëve.

 “I kam parë zhvillimet nga afër dhe kam biseduar me homologët në Uashington, Bruksel dhe më tej. Këto biseda ma kanë bërë të qartë se zhvillimet e fundit e kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe reputacionin e saj me aleatët”, tha ai.

Nga ana tjetër, Kurti e ka konsideruar si legjitim qëndrimin e tij, ndërsa ka shtuar se nuk do ia dorëzojë Kosovës milicisë fashiste.

kurti stuart peach

Lini një Përgjigje